19:54 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ministria e Drejtësisë dhe UNDP marrëveshje bashkëpunimi: Plotësim i nevojave të personave vulnerabël

15:08 | 24/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Drejtësisë dhe UNDP marrëveshje bashkëpunimi: Plotësim i nevojave të personave vulnerabël

Një projekt të ri që synon të adresojë nevojat urgjente të personave vulnerabël për të aksesuar në mënyrë të papenguar dhe të barabartë sistemin e drejtësisë është nënshkruar së fundmi mes Ministria e  Drejtësisë dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara ( UNDP), përfaqësuar nga Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Brian J. Ëilliams, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Shqipëri,

Projekti që do të zgjasë 16 muaj dhe do të ketë pjesë të ndërhyrjeve të tij ofrimin e ekspertizës teknike, për përmirësimin e ligjit të ndihmës juridike në kuadër të reformës në drejtësi dhe përmirësimin e mekanizmave ekzistues të ndihmës ligjore falas në disa zona të përzgjedhura.

Kjo do të arrihet përmes një vlerësimi të situatës së aksesit në drejtësi parë nga këndvështrimi i personave vulnerabël; pilotim të shërbimeve ligjore falas dhe koordinim të ofruesve të shërbimeve për të arritur tek grupet në nevojë.

Theksohet se projekti do të ketë një element që do të synojë informimin e personave të rrezikuar mbi mënyrën e përfitimit të shërbimeve të ndihmës ligjore falas.

“Jam i lumtur që përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt i ri do të jenë pikërisht njerëz që kanë nevojë dhe falë këtij bashkëpunimi me UNDP, ne mundemi t’u ofrojmë mbështetje për të kërkuar të drejtën e tyre, në kohën e duhur, ndërkohë që kushtet sociale dhe ekonomike nuk ia mundësonin më parë këtë akses. Një tjetër lajm mjaft i mirë është që marrëveshja mbulon dhënien e ndihmës juridike falas nga UNDP dhe bashkëpunëtorët e saj, për qytetarët në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore më të rëndësishme si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Lezha.”, u shpreh ndër të tjera ministri Vasili.

Njoftohet se gjatë zbatimit të këtij projekti, Ministria e Drejtësise dhe UNDP do të bashkëpunojnë ngushtë me Parlamentin, Agjencitë e zbatimit të ligjit, Organizatat e Shoqërisë Civile, Institucionet e pavarura të të Drejtave të Njeriut, Dhomën Kombëtare të Avokatëve, Institucionet e Drejtësisë, Njësitë e Qeverisjes Vendore, por dhe me institucione akademike apo partnerë ndërkombëtarë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: marreveshjepetrit vasiliprojektUNDP
Pas

Përgënjeshtrimi i Borchardt, gazetarja: Rasti i dytë që ndodh me ambasadorët, nën presionin e Ramës

Para

Alketa Vejsiu “rikthehet” në Top Channel, pranë Ledion Liços (FOTO)

Para
Alketa Vejsiu “rikthehet” në Top Channel, pranë Ledion Liços (FOTO)

Alketa Vejsiu "rikthehet" në Top Channel, pranë Ledion Liços (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Situata në THETH, Sharka: Spektakël i shëmtuar, duam të kthejmë shqiptarët por po i detyrojmë të ikin

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

EMRAT/ Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë. Një 60-vjeçar kreu i grupit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.