Protesta e banorëve të Postribës kundër punimeve në një gurore paraditen e të shtunës ka vënë në lëvizje Ministrinë e Mjedisit.
Koordinatorja e Platformës së Bashkëqevreies, Mandeta Mingjozi dhe Drejtori i Minierave, Mehmet Hasan Lami kanë zbritur në terren për të verifikuar situatën. Ata ju kanë premtuar banorëve se do të marrin një përgjigje pas verifikimeve.
Por firma që ka siguruar guroren pretendon se punimet që po kryhen janë të rregullta dhe se kanë leje për shfrytëzimin mjedisor. Për mediat foli administratori i firmës që ka siguruar guroren, i cili tha se banorët po krijojnë kot shqetësim sepse aty nuk ka as zhurma dhe as pluhur.
“Ne kemi në dispozicon dokumentacionin ligjor për lejen e shfrytëzimit mjedisor. Disponojmë dokumentacionin e nevojshëm. Lejet e shfrytëzimit jaën 25-vcjeçare dhe ne shfrytëzojmë në atë zonë pa përdorur lënmdë plasëse, por sipas rregullave të shtetit shqiptar.
Banorët thonë se ne kriojojmë shumra, por aty punohet me mjete të modernizuara ku nuk ka zhurma dhe as pluhur. Nga aty ku ne ushtrojmë aktivitetin vendburimi i ujit ndodhet 2 km larg. Nuk është kompetencë e jona që të marrim specialistë të ujësjellësit.
Ne nuk i sjellim probleme ujësjellësit. Ne duhet të punojmë në atë vend sepse në rast të kundërt i bie që të gjithë shqiptarët të ikin në azil. Ne po punojmë aty, kemi vendosur të invstojmë aty sipas rregullave të shtetit shqiptar. Nuk është e drejtë që banorët të na krijojnë shqetësime të tilla”, tha ai.
Sakaq, kundër punimeve në Postribë është rreshtuar edhe Sazan Guri, i cili e quan këtë projekt një krim mjedisor.
“Ky është një krim mjedisor. Preken 7 mijë banorë dhe veçanërisht 2 mijë prej tyre u shkatërrohet jeta për shkak të helmimit të bagëtive dhe ujit të pijshëm”, u shpreh Sazan Guri.