17:59 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Miratohet në SHBA projektligji i propozuar për buxhetin, Trump: Ky është legjislacioni më i rëndësishëm në histori

15:52 | 22/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet në SHBA projektligji i propozuar për buxhetin, Trump: Ky është legjislacioni më i rëndësishëm në histori

Presidenti Donald Trump dhe republikanë të tjerë e kanë cilësuar projektligjin e miratuar mëngjesin e sotëm si “të madh dhe të bukur”.

Sipas mediave të huaja, duke u përqendruar në shkurtimet e taksave dhe të shpenzimeve, legjislacioni do të përfshijë shkurtimet e taksave të sjella gjatë mandatit të parë të Trump, si dhe do të sjellë masa shtesë.

Prioritete të tjera për Presidentin janë eliminimi i taksave mbi bakshishet, shpenzimi më i madh për mbrojtjen dhe sigurinë kufitare dhe shkurtimi i programeve qeveritare të kujdesit shëndetësor, përfshirë Medicaid, një program shëndetësor që synon amerikanët me të ardhura të ulëta.

Projektligji u prit me kritika nga disa republikanë, si dhe nga demokratët.

Disa prej tyre ishin të shqetësuar se shkurtimet do të ishin të dëmshme për individët me të ardhura më të ulëta, të tjerë donin që projektligji të shkonte më tej.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan e quan atë “ndoshta pjesa më e rëndësishme e legjislacionit që do të nënshkruhet ndonjëherë në historinë e vendit tonë!”

Ai sugjeron se kjo do të sjellë një sërë përfitimesh, duke përfshirë “ULJE MASIVE TË TAKSAVE” dhe “Rritje të pagave për agjentët tanë të ICE-së dhe të patrullës kufitare”.

Trump më pas vlerëson republikanët që votuan për projektligjin dhe thotë se “nuk ka kohë për të humbur” përpara se Senati të fillojë punën mbi të.

Pas

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim

Para

Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

Para
Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

 



Të Fundit

Takimi në Janinë, Spiropali me homologun grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri ndërtojnë ura miqësie mes 2 vendeve

Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Gjirokastër/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar

Spiropali në Konferencën e 19 të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane në Janinë: Shqipëria, vlerë e shtuar për një Europë të re, më të madhe, më të fortë, më të sigurt

Kallas vizitë në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Efekti Trump? CNN: Më shumë amerikanë se kurrë po kërkojë shtetësi britanike pas mandatit të dytë të presidentit të SHBA

Tare nënshkruan me Milanin, palët gjejnë gjuhën e përbashkët

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Deklaroi se ndërkombëtarët nxitën trazirat në Veri të Kosovës, Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.