09:04 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet paketa Anti-KÇK/ Gjonaj paralajmëron gjyqtarët dhe prokurorët: Do të provojnë çdo qindarkë që kanë

13:22 | 31/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontrolli i task-forcë në Portin e Durrësit, Gjonaj: Masë edhe për drejtorin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni në një konferencë për mediat bëri me dije se është miratuar paketa Anti-KÇK.

Gjonaj bëri me dije se pjesë e paketës Anti-KÇK janë ato që për shkak të sistemit të kalbët dhe të korruptuar të drejtësisë nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë.

“Akti thelbësor i paketës Anti KCK,  është akt normativ që hyn në fuqi menjeherë dhe ka të bëjë me pasurinë e të dënuarve për krim të organizuar, pjesëmarrje në grupe kriminale, terroriste, trafiqe dhe krime të tjera të rënda. Dhe të gjithë ata që ndonëse të akuzuar për kryerje të krimeve të rënda, për shkak të sistemit të kalbur të drejtësisë nuk u dënuan dhe sot lëvizin të lirë. Të gjithë këta të dënuar apo akuzuar, do të duhet të provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike të tyre apo familjarëve burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm”- tha ajo.

Sipas ministres, barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar pasurinë. “Nderkohë që të gjithë ata që për të fshehur pasuritë i kanë transferuar ato në emër të palëve të treta, këto transaksione në bazë të anti KCK do të anulohen dhe konsiderohen të pavlefshme. Ata që kanë menduar se do të shpëtonin pasuritë ne këtë menyrë do të justifikojnë cdo qindarkë”– tha ajo.

Një paralajmërim e ka dhënë edhe për gjyatërt dhe prokurorët që shkelin ligjin, që janë gjithashtu pjesë e kësaj pakete.

“Gjyqtarë e prokurorë që sfidojnë shtetin e ligjin, si rasti më i fundit në gjykatën e Krujës, janë gjithashtu pjese. Për të gjithë këta që abuzojnë për interesa personale, me këtë paketë, institucionet e reja të drejtësisë do të kenë mekanizma efikase për të ndëshkuar cdo gjyqtar e prokuror që merr guximin të shkelë ligjin”.”– Gjonaj.

Paketa anti KÇK e cila pritet të marrë votën e të gjithë deputetëve socialistë do të  jetë totalisht kompetencë në ‘duart’ e Policisë së Shtetit.

Kjo e fundit mund të përgjojë, sekuestrojë, kontrollojë dhe të mbajë nën vëzhgim këdo për të cilin ka dyshime se është pjesë e krimit të organizuar apo përfiton të ardhura të jashtëligjshme dhe nuk justifikon standardin e jetesës.

Objekt i kësaj pakete janë dhe personat e dënuar jashtë ose brenda vendit për vepra penale me vendim të formës së prerë. Gjithashtu nën vëzhgim, kontrolle do të jenë dhe persona juridikë për të cilët policia dyshon se kanë lidhje, financojnë apo përfitojnë nga aktivitetet kriminale.

Ajo çka vërehet në këtë paketë KÇK është shmangia totale e gjyqësorit, ku pothuajse policia mund të kontrollojë çdo person për të cilin ka dyshime.

Për këta të fundit policia mund të urdhërojë deri në kufizimin e lëvizjes brenda një zone të caktuar si dhe bllokimin e pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese.

Personat e vënë nën vëzhgim apo objekt i këtij ligji do të kufizohen dhe në blerje të mjeteve të ndryshme të cilat mund të përdoren për aktivitete kriminale apo cënim të sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

Një tjetër ‘përjashtim’ i vendimeve gjyqësore është dhe e drejta që kanë Struktura e ngritur nga Policia e Shtetit dhe BKH që të nisim hetin pasuror për individët që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.

Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore.

Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontrolli fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetëm me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.

Subjektet ndaj të cilëve është vendosur masë parandaluese me karakter pasuror përjashtohen:

-nga licencat dhe autorizimet që lëshon Policia e Shtetit

-koncesionet kontratat dhe sherbimet publike në çdo sektor

-certifikatat të kualifikimit për të kryer punë

-subvencione apo kredi të subvencionuara.

Etiketa: etilda gjonajMiratohetpaketa kck
Pas

Koronavirusi ‘mbërrin’ në Angli. Evropa në alarm, raste në Itali e Gjermani. Dyshime për të prekur dhe në Greqi

Para

Arrestohet në Fier i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge (EMRI)

Para
Arrestohet 45-vjeçarja pasi rrahu nusen e vëllait. Motra tjetër nxjerr armën…

Arrestohet në Fier i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.