Në emisionin e sotëm “Mirëmëngjes Fitness” me Erandën dhe Skerdin në Fax News ishte e ftuar trajnerja personale e fitness Enkeleda Taka. Ajo gjithashtu është edhe imazhi i palestrës “Royal Fitness Club”.
Ajo tregoi mbi profesionin e saj si trajnere personale, teksa kjo është një punë e dytë që ajo kryen, përveç punës si sekretare në një kompani të huaj. Për të është shumë e rëndësishme që njerëzit të motivohen të kryejnë stërvitje dhe të merren me sport.
Pjesë nga biseda:
Enkeleda: Jam dhe imazh i Royal dhe ndodhem përditë.
Eranda: Royal nuk mund të zgjidhte një imazh më të bukur.
Enkeleda: Është diçka shumë e bukur. Shumë më pyesin, kërkojnë edhe këshilla. Merrem edhe me personal training, është e rëndësishme që njerëzit të motivohen.
Eranda: Punë e dytë? Po puna e parë?
Enkeleda: Sekretare në një kompani të huaj. Prej vitesh bashkëpunoj me ta.
Eranda: Kur ke një fizik të bukur dhe në formë edhe veshjet e thjeshta rrinë bukur.
Skerdi: Të investojnë më shumë në trup sesa veshje.
Eranda: Të stërviten edhe të bëjnë çfarëdolloj sporti, të jenë aktiv, vrap, not. Nuk jemi kundër ndërhyrjeve kirurgjike.
Enkeleda: Të kemi një metabolizëm aktiv. Unë mbusha 33 vjeç.
Skerdi: Një 33-vjeçare me metabolizëm 21 vjeçare.
Eranda: A përdor suplemente?
Enkeleda: Si çdo suplement ka rolin e vetë gjatë stërvitjes. Ne i llogarisim kaloritë, proteinat. Përdor pre-work out dhe post-work out. Është shumë pozitive pjesa e përdorimit të suplementeve. Të përdorin dhe suplementet shqiptare, janë cilësore.