Në emisionin e sotëm “Mirëmëngjes Fitness” në Fax News i ftuar i Erandës dhe Skerdit ishte kampioni absolut në Bodybuilding për vitin 2021 dhe 2022 si dhe trajner i shumë kampionëve Leonard Ballazhi.
Ai foli mbi karrierën e tij në sportin e fitness dhe bodybuilding. Stërvitja e tij ka filluar që në moshën 8 vjeç për të arritur majat e sportit në Shqipëri por edhe më tej.
Pasi Leonardi ka gjithmonë si synim garat ndërkombëtare, për nivelin e tyre të përgatitjes dhe për disiplinat që kërkohen.
Eranda: Një nga kampionët më të mirë dhe trajenrët më të mirë. Trajneri i vetëm që ka pasur finalistë në botëror. Ke qenë dhe trajner i Skerdit?
Leonardi: Kemi arritur t bashkëpunojmë në varësi të situatave dhe duke ecur më lart. Kemi bërë një projekt dhe me shumë sportisë të tjerë. Kemi arritur pikat më të mira tona.
Skerdi: Më mbajti pjesën e background-it ushqimor. Programi ushqimor është shumë i rëndësishëm. Ndonjëherë je dhe më shmë i reptë se ç’duhet, por kështu humbet masa muskulare.
Leonardi: Duhet të jesh i hapët shumë. Ndërthuret edhe miqësia me sportin. Nuk është se ke rezerva. Të jesh trajner është shumë veçori e madhe nga një trajner i thjeshtë. Gara kërkon displinë. Kur arrin kohën ku klienti i ka përftuar dijen është kënaqësi jote kur e shoh që punon, arrin rezultat.
Eranda: Gara e rradhës?
Leonardi: Synimet janë vetëm gara ndërkombëtare. Gara botërore dhe ndërkombëtare kanë nivel tjetër përgatitje, kërkojnë dispilina më të forta. Ka nivele të ndryshme. Flasim për sportista që duan të bëjnë upgrade. Trupi nuk mund të bëhet gati në një kohë të shkurtër.