Në emisionin e sotëm “Mirëmëngjes Fitness” Eranda demonstroi disa ushtrime për muskujt abdominal.
Ajo thotë se muskujt e barkut janë njësoj si çdo muskul tjetër i trupit dhe nuk ka nevojë të digjen. Pra duhen stërvitur deri në ezaurim dhe më pas t’i jepet mundësia të rikuperohen.
Sakaq, Eranda shprehet se një problem është pengesa për të shkuar në palestër. Sipas saj, nëse ndodh një herë është ok, por nëse përsëritet çdokush duhet ta detyrojë veten të çohet dhe të shkojë në palestër.
Eranda: Problemi më i madh është kur duhet të ngriheni dhe të shkoni në palestër. Ka ditë kur nuk ju shkohet në palestër. Nëse bëhet një herë është ok, por nëse bëhet ditë pas dite bëhet problem. Detyrojeni veten të ngriheni nga krevati dhe të shkoni në palestër. Ushtrimet e sotme do të stërvisim muskujt abdominal, që kanë të bëjnë me pamje fizike dhe në forcën e mesit. Muskujt e barkut janë njësoj si muskujt e tjerë të trupit. Nuk ka nevojë t’i digjni përditë me shumë ushtrime. Sepse do t’i dëmtoni dhe nuk do të jepni mundësi t’i rekuperoni. Stërvitini si çdo muskuj tjetër deri në ezaurim dhe lijini kohë të rekuperohen.