Në Francë 19.856 persona janë infektuar nga koronavirusi dhe janë shënuar në total 860 viktima. Vetëm brenda 24 orësh u regjistruan afro 4 mijë raste të reja dhe 186 persona humbën jetën.
Për situatën e krijuar në vend, mjekët francezë hedhin faje te qeveria. Mbi 600 mjekë dhe punonjës të shëndetit kanë parashtruar një kërkesë kundër ish-Ministrit të Shëndetësisë, Agnes Buzyn dhe kryeministrit Edouard Philippe. Ata kanë ngritur akuzën “Gënjeshtra shtetërore për menaxhimin e krizës epidemike të Koronavirusit’.
Tre mjekë- Philippe Naccache, Emmanuel Sarrazin dhe Ludovic Toro – paraqitën ankesën në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, e cila është e autorizuar për të gjykuar mënyrën si qeveria i ushtron funksionet e saj.
Mjekët akuzojnë Buzyn dhe Philippe se nuk kanë marrë masat e nevojshme për të frenuar ardhjen e Koronavirusit në Francë, ndonëse ata ishin të vetëdijshëm për rrezikun që po kanosej.
Burimi: “huffingtonpost.it”