Të jesh një personazh i përditshëm në ekranet e televizioneve të bën rrjedhimisht edhe të ekspozuar ndaj sulmeve të ndryshme nga ana e ndjekësve. Herë të duan dhe herë të tjera të kanë inat, po ka dhe nga ata që shkojnë më tej duke të përndjekur.
Kjo ka ndodhur me spikeren e lajmeve në ‘’abc neës” e cila ka ndarë dje një shqetësim nga ata që të fusin frikën.
Një letër e gjatë, e shkruar nga një zonjë e panjohur për të, i ka futur frikën gazetares, pasi duket se ajo grua e përndiqte atë dhe të afërmit e saj, aq sa i mbante mend edhe varëset apo makinën që kishte pasur më herët.
“E kam shumë të vështirë të kuptoj sa psikopat mund të jesh, të marrësh mundimin të bësh një carcaf me shkrim dore, ta nisesh me postë, t’iu kerkosh njerëzve, qe i ke parë vetëm në tv, llogari për jetën e tyre personale, ti ndjekësh si maniak në cdo edicion lajmesh a emision, e të mbash mend me datë-muaj-vit cfarë deklaratash kanë bërë, ti vësh re detaje (qe as une nuk e paskam vëëe re) të tipit:
ku e ke varësen që mbaje në qafë, ku e ke makinën që ke pas…cfarë pune e lëvizjesh bëjnë njerëzit e tu të afërt, ku jetojnë etj etj……une nuk e di, s’ma percepton e përpunon dot fare truri. Pls kush e njeh zonjën, ta keshilloj të pijë ilacet, se më prishi ditën e më futi frikën për sa e ekspozuar qenkam nga këta lloj njerëzish!”, shkruan Xhafaj.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post