Dajana Shabani është bërë e njohur tashmë me emisionin e saj të mëngjesit që prezanton në “Ora News”.
Por, e ftuar në “Kush vjen për drekë”, Dajana përveç jetës së saj profesionale, foli dhe për atë private.
Teksa fliste për vajzën e saj Marlena, moderatorja u shpreh se ajo është shumë e ngjashme në karakter me të.
“Bashkëshorti kuptoi që do t’i duhet të përballojë 2 Dajana!”-rrëfeu ajo.
Kur moderatorja Arjola Shehu e pyeti nëse bashkëshorti tashmë dëshiron edhe një djalë, Dajana tha:
“Mund të gjejë çdo grua në botë të bëjë një djalë sepse unë e kam ndarë mendjen që dua të kem vetëm një.”
(F.M/Faxweb)