Kryeministri Edi Rama ka pasur paraditen e sotme një takim me banorët e njësisë Administrateve Polis, në Librazhd.
Rama shoqërohej nga ministri Niko Peleshi dhe nga Kreu i Grupit Parlamentar, njëherësh deputet i zonës Taulant Balla prezantuan projektin për mbështetjen financare që do u bëhet fermerëve.
Ajo që nuk ka qenë në favorin e Ramës, ka qenë prania e reshjeve të shiut, që e bënë kryeministrin të mbyllte para kohe fjalimin e tij më herët.
“Ky shiu që bie do jetë bereqet dhe jo problem. Më mirë e mbyllim këtu”, u shpreh Rama.
Rama ndër të tjera theksoi se qeveria kërkon të stimulojë sipërmarrjen, duke u kërkuar banorëve që të prezantojnë projektete e tyre për të marrë financime nga shteti, kjo ështe vetmja mënyrë që qeveria do t’i mbështetsë ata, siç tha kryeministri.
“Njerëzit rrrinë e shikojnë qiellin se çfarë do sjellë po e solli. Nuk ka arsye të ketë varfëri në fshat. Shteti nuk mund të vijë të bëjë punënë tuaj, shteti do bëjë punën e vet. Sot është vullneti dhe forca e mendjes. Ne duam të stimulojmë sipërmarrjen.
Shoqëritë e bashkuara nuk paguajnë më, nuk janë më subjekt i tvsh. Me këto toka ju praktikisht nuk merrni dot asgjë se quhet tokë e zaptuar. Ajo që unë po insistoj me minitrat është se ne kemi dhënë legalizime. Toka shtetërore ne i vëmë në dispozicion të sipërmarrësve. Ku ka pika grumbullii mos prisni shtetin se nuk ka për të ardhur ndonjëherë, por trokini në Bashki, dorëzoni projektin në AZHBR”, tha Rama.
(E.K/FAXWEB)