22:40 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mogherini hyn pa ftesë në Samitin e Berlinit, ja ‘marifeti’ që u përdor

16:29 | 27/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mogherini hyn pa ftesë në Samitin e Berlinit,  ja ‘marifeti’ që u përdor

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogehrini, sipas të gjitha gjasave, nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në konferencën e Berlinit, ku në fokus të bisedave do të jetë procesi ndërmjetës i të cilit ka qenë dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës, njofton Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe duke u thirrur në burime të besueshme në Bruksel.

Mogherini, megjithatë e pranishme do të jetë vetëm si zëvendësuese e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Këto burime kanë theksuar se i vetmi zyrtar i Brukselit që e ka marrë ftesën për takimin e të hënës në Berlin ka qenë kryetari i Komisionit Evropian, Juncker.

‘Presidenti Juncker nuk ka mundësi të marrë pjesë në takim dhe kjo është arsyeja pse në vend të tij shkon Mogherini’, kanë thënë burime të rel-it.

Por Express ka arritur të sigurojë atë, e cila shpjegon në mënyrë të detajuar, se cilët liderë do të t’i takojë Merkeli sy më sy, dhe cilët jo, edhe përkundër faktit se ishte paralajmëruar se nuk do të kishte takime të tilla bilaterale.

Kancelarja gjermane të parin që do ta takojë të hënë në orën 16:00, do të jetë kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me të cilin do të zhvillojë një bisedë të shkurtër.

Pas kryeministrit maqedonas, Merkel do të takohet kokë me kokë në orën 16 e 25 me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilin do të zhvillojë gjithashtu një bisedë të shkurtër.

Të dy liderët, aspirojnë që të integrohen në Bashkimin Evropian, ndërkohë qëndrimi i tyre për korrigjimin e kufijve është i ndryshëm.

Këto takime me shumë gjasë do të jenë që Merkel të ri konfirmojë edhe një herë qëndrimin e Zoran Zaevit se është kundër korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë me shumë gjasë do të kërkojë llogari nga Edi Rama rreth mbështetjes që ky i fundit i ka dhënë një ideje të tillë.

Pasi të përfundojë këto dy takime bilaterale, Merkel do të mbajë një takim vetëm me presidentin e Francës, Emanuel Makron, në orën 17:00, për të cilin gjithashtu është raportuar se do të mundohet ta bind që të jetë në një linjë me Berlinin zyrtar sa i përket idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim i tyre, sipas agjendës zyrtare do të pasohet me një konferencë të përbashkët për media, në orën 17 e 15 minuta.

Pas këtyre takimeve me Zaevin, Ramën e Makronin, Merkel do të takohet në një takim pune me liderët e përfaqësuesve të Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, të cilët do të arrijnë në Berlin në orën 17 e 30.

Ky takim pune do me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 17 e 45 dhe do të zgjas deri në orën 19 e 30. Brenda kësaj kohe do të ketë edhe një darkë pune.

Sipas agjendës ky takim do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet për  stabilitetin e rajonit, në mënyrë të veçantë për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në orën 19 e 30 më do të realizohet fotografimi ‘familjar’.

Megjithatë nuk dihet ende nëse do të ketë takime bilaterale me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Vlen të theksohet se zyrtarisht në Samitin e Berlinit, nuk është ftuar kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili deri më tani është i vetmi lider i BE-së që ka dalë hapur në mbështetje të korrigjimi të kufijve, gjithashtu nuk është ftuar asnjë përfaqësues nga Italia, edhe përkundër faktit se të dy vendet janë pjesë e Samitit të Berlinit.

Etiketa: mogheriniSAMITI I BERLINIT
Pas

Zbulohen pamjet/ Admir Murataj në vilën e tij dhe pse ishte në kërkim (Foto)

Para

Përplasja e qeverisë me koncesionarin, Aeroporti i Rinasit shkon drejt Arbitrazhit

Para
Koha e fjalëve mbaroi! Balluku kinezëve: Pehlivanë do të përballeni me drejtësinë

Përplasja e qeverisë me koncesionarin, Aeroporti i Rinasit shkon drejt Arbitrazhit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.