Veteranët e luftës antifashiste nacional çlirimtare kanë zhvilluar homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit” ditën e sotme.
Me pankarta në duar dhe me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha ata kanë përkujtuar luftën antifashiste. Të indinjuar me ceremoninë shtetërore për varrimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit kanë bërë thirrje kundër qeverisë Rama duke e quajtur neoballiste.
Nga ana tjetër, Sekretari i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, Gjon Bruci.
“Askush nuk e pyeti popullin shqiptar se çfarë sistemi do, por erdhën me flakë e zjarr në dorë, e ndezën të gjithë Shqipërinë, e shkatërruan komplet dhe kemi mbetur tani me dy aprate. Shohim televizor dhe hamë makarona nga perëndimi. Evropa politika ka ngelur ashtu siç ka thënë Padër Gjergj Fishta: ‘Moj Evropë moj k**va motit, e re mohit besës Zotit’. Dy herë shqipëria e ka shpëtuar Evropën, një herë në kohën e Skënderbeut e një herë në kohën e Enver Hoxhës”, – tha ai.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme:
(B.B/ Faxweb.al)