Polcia në Kinë, ka nxjerrë nga várri një grua të moshuar me aftësi të kufizuara, e cila u várros e gjallë nga i biri. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Jingbian, të provincës Shaanxi, në Kinën veri-perëndimore. Autoritetet u njohën me rastin, përmes një telefonate të bërë nga guraja e djalit e të moshuarës. Në videon e publikuar, shikohen forcat e policisë teksa po përpiqen të nxjerrin nga várri të moshuarën 79-vjeçare.
Edhe pse kishte tre ditë nën tokë, pa ujë dhe ushqim, e moshuara fatmirësisht arriti të mbijetonte dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrèzikut për jetën. Nuk dihet se çfarë e shtyu djalin e gruas, të identifikuar me mbiemrin e tij Ma, të kryente këtë akt mákabër. Ndërkohë raportohet se ai është arrestuar nga pòlicia dhe akuzohet për vrásje të mbetur në tentativë.