Mjekja dermatologe Monika Fida ka reaguar ashpër një postim në mediat sociale, për situatën e krijuar në QSUT nga koncesionari i parkimeve.
Mjekja është gjobitur mëngjesin e sotëm, dhe i është bërë me dije se ajo nuk lejohet që të parkojë pranë ambienteve të QSUT-së.
Fida zbulon se ka komunikuar me nëndrejtorin e QSUT-së dhe i është thënë se mjekët nuk mund të parkojnë pranë QSUT-së dhe nuk ka vende për to.
“Jam live nga QSUT jam mjeke konsulente pranë shërbimit të Dermatologjisë. Duhet të trajtoj mjekët sot. Është kohë me shi. Gjithë sipërfaqja është bosh.
Këtu është ambienti i konsultave të QSUT-së. Kjo sipërfaqe nuk lejohet të përdoret nga mjekët që do të ofrojnë shërbimin sot këtu pranë shërbimit të Dermatologjisë, në këtë situatë jemi, pasi koncesionari i parkimeve ka bllokuar gjithë vendet.
Ndërsa ne që ofrojmë shërbimin këtu që deri dje ishim heronj, nuk mundemi të parkojmë këtu. Kjo është gjoba dhe kjo është makina ime këtu. Pas komunikimit me nëndrejtorin e QSUT-së, mu tha se ne nuk lejohemi të parkojmë pranë QSUT-së, sepse nuk ka vende për mjekët që të parkojnë këtu.
Turp QSUT! Ja Edhe pse ikin mjeket ! Vec te tjerave e te tjerave …. ! Turp!” shprehet mjekja.
https://www.facebook.com/monika.fida.9/posts/3533266883379023