05:57 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Monika Kryemadhi “flakë për flakë” Saimir Tahirit: Mos pi mall, bëj palestër!

14:31 | 22/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Monika Kryemadhi “flakë për flakë” Saimir Tahirit: Mos pi mall, bëj palestër!

Deputetja e LSI-së  Monika Kryemadhi i është  kundërpërgjigjur “dhëmbë për dhëmbë”  deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.  

Kryemadhi i ka dhënë një këshillë Tahirit dhe ka deklaruar : “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër”,   Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor”, shkruan Kryemadhi.

Po kështu deputetja ka postuar edhe këngën me këtë titull, ” Mos pi mall, bëj palestër”,  të Ermal Mamaqit dhe të ndjerit Florian Kondit. 

Sjellim në vëmendje që  vetëm gjysmë ose pas  deklaratës së LSI-së që akuzonte Saimir Tahirin për blerje votash në Vorë ka reaguar ish ministri i Brendshëm. 

Ai ka shpërthyer në akuza ndaj Presidentit të zgjedhur Ilir Meta duke thënë se u bë një kohë e gjatë që i binte më qafë.

“Unë e di që ti do vazhdosh të merresh me mua dhe s’po e postoj këtë mesazh që ti të heshtësh, por që ti ta dish se nuk do pushoj një minutë deri kur të mbarojë procesi i votimit që ti dhe kazani yt politik ta merrni atë që meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina!”, shkruan Tahiri ndër të tjera.  Ai thotë se Ilir Meta ka paguar mediat që të dëmtohej imazhi i Policisë së Shtetit. 

Po kështu  kandidatja e LSI-së për Tiranën Erjona Bixha denoncoi dhunën që është ushtruar këto ditë në dëm të banorëve të Vorës që sipas saj janë bërë nga persona në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.  Ajo theksoi se Tahiri  po përgatit zonën dhe po ushtron presion ndaj banorëve

“Ndihem e indinjuar e befasuar që disa persona me anë të parave kujtojnë se mund të blejnë votat. Uragani i votave për LSI-në ka frikësuar personat.

Dua të denoncoj Agim Kajmakun i cili e ka shndërruar makinën e tij në një makinë të shpërndarjes së parave.  Çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.

Dy nipërit e tij, Edi Kajmaku dhe Ladi Kajmaku janë njerëzit më të besuar që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion. Ndërkohë shtetasi Rexhep Shehi që lëviz me ‘Benz C-Clas’ dhe Ledio Sorra me ‘Peugot’ mbulojnë shitblerjen e votave në Gjokaj dhe Picar.

Po ashtu Dritan Stoka, punonjës i ALUINI-t. I bëj thirrje edhe drejtorit të ALUIZNI-t që të shamngë shpërndarjen e legalizimeve në këtë periudhë për vota. Këta në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion ndaj banorëve.

I bëj thirrje policisë së Shtetit që të marrin masat e duhur. Jemi në dijeni të gjithë veprimtarisë së tyre, të cilët kurrsesi me paratë e tyre nuk mund të blejnë votat e rinisë, grave dhe të gjithë banorëve të Tiranës. Vora e di shumë mirë që në 25 qershor të votojnë numrin 1”, u shpreh Bixha.  (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Monika Kryemadhipergjigjatahiri
Pas

SKANDALI/ Drejtoresha e Spitalit në Fier punëson veten si mjeke, merr dy rroga në të njëjtën kohë (DOKUMENTI)

Para

BIRN: Sipërmarrës të afërt me qeverinë kontrollojnë mediat në Serbi

Para
BIRN: Sipërmarrës të afërt me qeverinë kontrollojnë mediat në Serbi

BIRN: Sipërmarrës të afërt me qeverinë kontrollojnë mediat në Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.