Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e konsideron hap pozitiv arritjen e marrëveshjes së sotme për Reformën Zgjedhore ndërsa shprehet se është arritur edhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë. Numri dy i opozitës shkruan se pas kësaj, duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.
“Pa zgjedhje të lira dhe të ndèrshme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.
Reagimi i plotë: Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa hùmbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kùshti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.
Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndèrshme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët. LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë. (F.GJ/FAXWEB.AL)