Ambasada Amerikane ka reaguar për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, e cila ka dakordësi pas disa ditësh takime të Këshillit Politik me ndërkombëtarët, mes të cilëve u përfshi edhe Yuri Kim.
Ambasada e ShBA-së thekson se mirëpret një marrëveshje ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, e cila do të çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore në Shqipëri, e cila forcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e çon Shqipërinë përpara në rrugën e saj evropiane” , shkruhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Arritja e Reformës Zgjedhore vjen vetëm dy ditë para se komisioneri të ketë mundësinë që të prezantojë edhe ecurinë e reformave për dy vendet të cilat aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian, sic janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.(A.M/Faxweb.al)