02:25 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mori para për 1 akt ekspertimi, arrestohet mjeku në Rrëshen

15:48 | 04/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërkombëtarët “shuplakë” institucioneve të RMV-së për luftën e dobët kundër korrupsionit

Një mjek është vënë në pranga në qytetin e Rrëshenit pasi mori ryshfet për një akt ekspertimi.

Z.P, 63-vjeç punonte mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit. Denoncimi u bë nga Gj.S 55 vjeç, banues në fshatin Spiten në Lezhë, të cilit mjeku i kishte kërkuar dhe marrë 100 euro për të kryer një akt-ekspertimi mjeko-ligjor.

Policia ka sekuestruar edhe shumën prej 100 euro që mori mjeku si ryshfet.

Ky rast është ndjekur në bashkëpunim me gazetarët e emisionit “Piranja”.

Njoftimi i Policisë:

Rrëshen, Mirditë
Mori një shumë parash, për të kryer një akt ekspertimi, vihet në pranga 63-vjeçari, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit.
Sekuestrohet shuma 100 euro që mori i arrestuari.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasit Gj. S., 55 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, se një mjek ligjor i spitalit të Rrëshenit, i kishte kërkuar dhe i kishte marrë 100 euro për të kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor për një çeshtje të 55-vjeçarit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. P., 63 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori shtetasit Gj. S., në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky rast është ndjekur në bashkëpunim me gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat”, ndaj Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë i falënderon ata. Gjithashtu, fton gazetarët dhe qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm, konform ligjit.
Etiketa: rreshenryshfet
Pas

SHBA ngre padi ndaj 8 kompanive kineze për tregti të paligjshme të fentanilit

Para

Portieri Emiliano Martinez me lëvdata për Messin: Leo është i vetmi lojtar që ka kompletuar futbollin

Para
Portieri Emiliano Martinez me lëvdata për Messin: Leo është i vetmi lojtar që ka kompletuar futbollin

Portieri Emiliano Martinez me lëvdata për Messin: Leo është i vetmi lojtar që ka kompletuar futbollin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.