15:18 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mori para për shmangien e një gjobe ndaj një ndërtimi pa leje, arrestohet punonjësi i IMT në Berat

19:45 | 13/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhunoi vajzën dhe gruan e cila më pas konsumoi fotoksinë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Një punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Berat është arrestuar në flagrancë, për shpërdorim detyre.

Punonjësi me iniciale P.K. akuzohet se ka marrë një shumë prej 20 000 lekësh, kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim pa leje.

Ai u vu në pranga për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I PROKURORISË: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në kuadër të procedimit penal me nr.339 të vitit 2024, në bashkëpunim dhe me Oficerët e krimit ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ka arrestuar në flagrance shtetasin P.K. me detyrë inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit Berat.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, pasi në mënyrë të paligjshme ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallezuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.

Falë bashkepunimit të kallëzuesit si dhe përdorimit të veprimeve simuluese u dokumentua ngjarja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e parave.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat gjen rastin të inkurajojë të gjithë qytetarët për të denoncuar praktikat korruptive dhe shpreh vullnetin e saj të palëkundur në luftën kundër korrupsionit.

Pas

OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat

Para

Hasani firmos marrëveshjen: Shqipëria anëtare e Qendrës së Ekselencës për kërcënimet hibride

Para
Hasani firmos marrëveshjen: Shqipëria anëtare e Qendrës së Ekselencës për kërcënimet hibride

Hasani firmos marrëveshjen: Shqipëria anëtare e Qendrës së Ekselencës për kërcënimet hibride

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.