22:09 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mos bëni si viktima o trima”, drejtoresha shqiptare e aeroportit në Bergamo ironizon shqiptarët: Eksodet me qëllim shpëtimi më duken tragjikomike

10:28 | 10/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos bëni si viktima o trima”, drejtoresha shqiptare e aeroportit në Bergamo ironizon shqiptarët: Eksodet me qëllim shpëtimi më duken tragjikomike

Drejtoresha shqiptare e aeroportit të Bergmos, Stela Ulaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar shqiptarët të cilët ktheheshin në Shqipëri pas rasteve të regjistruara me koronavirus në shtetin fqinj.

Ulaj shkruan se ndërmjet shqiptarëve madje si zakonisht nuk kanë munguar takimet, puthjet e përqafimet mes tyre sepse menduan që në Shqipëri nuk i gjen gjë.

Por duke u nisur nga rastet që mbërritën edhe në Shqipëri, ajo nuk ngurron të shkruajë:’Kur të keni nevojë si zakonisht për mjekësinë italiane mos bëni si viktima, o trima!’.

“Kam vite në botën aeroportuale dhe mirëkuptoj që motivet e spostimit janë nga më të larmishmet e të detyrueshmet, por këto eksodet me qëllim shpëtimi më duken tragjikomike”, shprehet Ulaj.

Postimi i plote

Dje Bergamo Tiranë ishte udhëtimi me më shumë pasagjerë në aeroport.

Me pas lezet!
Me t’u shtu jeta!
Shqipet që mbajnë gjallë ekonominë e aeroportit.
Një bravo të madhe.
Vetëm shqip dëgjoje…
Po ti shihje?. .. Vite jetë të shtoheshin… Të gjithë bashkë e të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim…
Shtrëngime duarsh shoqëruar me tundje krahu, se s’bën vaki mos të takosh dikë që e njeh:
1. Oh, po ju këtu?
2. Po përcjell pleqtë. Nami këtu.
1. Edhe unë po I nisi. A ke lexu? Në Shqipni asnji për besë nuk është sëmurë, janë duke na studiu.

Vazhdimi në Shqipni…
Fantazia bën punën e vet.

Triumfues pasagjerët tanë arrijnë në Shqipni, ku përqafime e puthje me muah, muah zemra nanës, nuk kursehen.
Ca me kursy moj, një ‘Shyqyr që u kthyet shëndosh’ shoqëron çdo takim të përzemërt.
Tash kena mbërrit në Shqipni, kurgja s’na gjen.
Aman na ndal për një kafe të lokali poshtë shtëpisë se mbaruam për një kafe si duhet…
Aaa, prit sa te ndalem ti përshëndes komshinjtë se janë bë merak të shkretët… Neser do shkoj vrap te im vëlla se është keq me tension i shkreti e është ba merak për mu…
Aman moj, po për tetat që arritën në kohë per një darkë 8 Marsi? Po një valle doradore a nuk i takon?
Kush ka kurajo të më thotë jo???
Aman, po një kafe të blloku me një tag #asgjesmendalon?

E kështu pra! Etj etj

E gjitha kjo nga marazi i djeshëm më vjen.
Optimizmi juaj më ka dhënë më kuptu se kam probleme.
Jam bash rob kot!
Pse moj, pa lidhje, a thu nisen ba me e dit se po ven në rrezik krejt fisin e lagjen?
Hë pra!!!!!!!!!!!!

Tash një lutje e një kërkes kam.
Zot ruaji e na ruaj!
Kur të keni nevojë si zakonisht për mjekësinë italiane mos bëni si viktima, o trima!

  1. Kam vite në botën aeroportuale dhe mirëkuptoj që motivet e spostimit janë nga më të larmishmet e të detyrueshmet, por këto eksodet me qëllim shpëtimi me duken tragjikomike.

Tung!

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: stela ulaj
Pas

Del video/ 31-vjeçari me koronavirus videoselfie nga infektivi: Jam top fare, infermierët janë çuditur me mua

Para

Edi Rama i vesh bluzen e mjekut Lorik Canës: Dëgjoni kapitenin legjendar, si të shpëtoni nga koronavirusi

Para
Edi Rama i vesh bluzen e mjekut Lorik Canës: Dëgjoni kapitenin legjendar, si të shpëtoni nga koronavirusi

Edi Rama i vesh bluzen e mjekut Lorik Canës: Dëgjoni kapitenin legjendar, si të shpëtoni nga koronavirusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.