Të paturit një llogari në rrjete sociale, jo vetëm që ju ndihmon të rivendosni kontaktet me njerëz që i konsideronit të humbur apo nuk i shihnit prej kohësh, por edhe të informoheni falë morisë së lajmeve që qarkullojnë pothuajse në çdo orë. Një mundësi e mirë informimi janë edhe grupet, sidomos grupet prindërore në të cilat shpeshherë ndahen ekpserienca rreth shëndetit, mirëqenies dhe rritjes së fëmijëve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe 35-vjeçarja Heather Clare, e cila postoi në një grup nënash një foto të 3-viteve më parë, por që pasyqron një problem shumë aktual, për të cilin nuk janë të përgatitur, shkruan Living. Ajo ndau një foto teksa luante me vajzën e saj 1-vjeçare Meadow në rrëshqitësen e një parku, ku dallohet qartë këmba e vogëlushes që ka ngecur mes rrëshqitëses dhe trupit të nënës.
‘’Isha në park së bashkë me vajzën dhe tim shoq, dhe m’u duk një ide shumë interesante të rrëshqisja me të. Nuk vura re asnjë tabelë apo paralajmërim që e ndalonte këtë gjë, kështu që hipëm bashkë tek lodrat. Fillimisht nuk e kuptova që këmba e saj kishte ngecur mes times dhe rrëshqitëses. E dërguam Meadow-n menjëherë në spital dhe mjekët konstatuan që ajo kishte thyer tibian dhe fibulës e këmbës së djathtë, praktikisht ashtin e madh dhe të vogël të nëngjurit dhe duhej të mbante këmbën në allçi për 4 javë. Doktorët na thanë se nuk është aspak e sigurt rrëshqitja me fëmijën në prehër. Këtë duhet ta kuptojnë edhe prindër të tjerë, që deri më tani kanë menduar të kundërtën. Mendoj se ky veprim papërgjegjshmërie nga ana ime duhet të bëhet mësim për prindër të tjerë.”, -përfundon Heather për ”People”.