Piers Morgan është një nga gazetarët dhe prezantuesit më të njohur në Britani, i cili prej disa vitesh drejton një nga emisionet më të ndjekura ‘Mirëmëngjes Britani’.
Në emisionin e djeshëm për disa momente ai u ndje grua, pasi përjetoi ndjenjën e dhimbjeve të lindjes, ndëpërmjet një makinerie stimuluese.
Prezantuesi më parë ka pranuar se ka vuajtur gjatë lindjes së vajzës së tij, po këtë herë vendosi të provonte dhe se si u ndje bashkëshortja e tij. Ai ka treguar se kur lindi vajza e tij u bë shume keq, pasi humbi shikimin e një ndeshjeje të madhe ku luante Arsenal. “Përfundova duke e parë ndeshjen në dhomën e lindjes,” sqaroi ai.
“Është një provë e vështirë për burrat!”, i tha bashkëprezantuesja Susanna Reid, përpara se të niste eksperimentin.
E më pas ai ju nënshtrua stimulimit të dhimbjeve të lindjes. S’kaloi shumë kohë dhe nisi të bërtasë dhe kërkoi, që ‘dhimbja’ të ndalet.
Për më shumë ndiqni këtë video dhe qeshni me lot…
(E.K/FAXWEB.AL)