Një video është publikuar ditën e sotme ku një vajzë përplaset me disa punonjës në Tiranë që kanë filluar mbledhjen e qenëve të rrugës.
Videoja është publikuar nga faqja “Animal Rescue Albania”, e cila ngre shqetësimin për fatin e qenëve të rrugës.
Vajza e cila përplaset me punonjësit duket mjaft e revoltuar, ndërkohë ajo ia del në fund që të shpëtojë njërin nga qentë.
“O lëshoni qenin se do të të bëj denoncim. Lësho qenin. Do çoj gjithë pallatin,”-dëgjohen vajzat në video.
Mirëpo një shpjegim më të qartë lidhur me gjithë situatën ka dhënë vete faqja: “E tmerrshme! Qe pa gdhire mire,fillim muaji e njejta fushate si gjithmone! Pastrojne rruget & fati i ketyre qenve nuk dihet! Skandaloze menyra e komunikimit & trajtimi qe u behet qenve ne momentin qe kapen! Mos lejoni te marrin qente e pallateve ku ata jane si me shtepine e tyre! Mos lejoni ti vrasin! Kundershtoni forte se hallet e shqiptareve nuk jane keto! Shperndajeni masivisht videon! Shqiptaret i duan kafshet & kujdesen dhe per ato qe nuk kane shtepi! Sensibilizimi sot i gjithe pallatit beri qe ata “HAJDUTE” te linin qenin te lire edhe pse ne gjendje te keqe & u zhduken sa hap e mbyll syte!”
View this post on Instagram
(E.H/Faxweb.al)