Qytetarë dhe aktivistë kanë shkuar këtë të premte në ‘Spitalin e Qenëve’, në Kombinat duke i kërkuar përfaqësuesve të institucionit që të lirojnë të gjithë qentë që janë rrëmbyer ditën e ndjeshme në rrugët e Tiranës.
Përplasje të shumta ka pasur nga aktivistët të cilët po u kërkonin rojeve që të shikonin qentë. Menjëherë pas kësaj punonjës të policisë u vendosën përpara dyerve të institucionit duke mos lejuar aktivistët të hyjnë brenda. Dorina Mema duke iu referuar një video të bërë virale në rrjetet sociale, u kërkoi llogari punonjësve nëse e kanë arrestuar personin i cili i tërhoqi nga duart një qen një vajze shtatzënë të cilën ajo e ushqente çdo ditë.
Mema: E keni arrestuar atë personin që tërhoqi një qen nga një vajzë shtatzënë e cila e ushqente vetë atë qen. Sa paguheni ju që bëheni palë me krimin.
Policia: Mbani maska! Dhe ruani distancën. Vendosni dhe mjetet mbrojtëse.
Dorina Mema: Ma mund ta marr qenin tim! Na ndihmoni ta hapim këtë derë. Ne do rrimë pa bukë dhe nuk bëhemi palë me krimin. Toka që vret kafshët është harram more. Këta janë si qen për ne. Do vijë titullari dhe do mbajë përgjegjësi për çdo vrasje. Mos prekni asgjë!
Roza Lati: Kemi video që i vrasin me acid banjoje. Është e tmerrshme. Janë dhomat e qenëve me gjak! A nuk iu dhimbsen? Nëse nuk bëjmë gjë në Instagram, kemi horrat e rrugëve që një frymë duan. Problematikët të çohen dhe t’i ngrejnë në këmbë. Çunat që hanë fara në trotuare, që kur të shohin fytyrën t’i gjuajnë me gura. Ne nuk jemi vetëm, i kemi gati tufat që presin.
Ndërkohë dhe këngëtarja Besa Kokdhima është përplasur me një zotëri i cili u prezantua si pronar i godinës kur në fakt ai supozohet që është një pronë shtetërore pasi mbante një tabelë të bashkisë Tiranë.
Kokëdhima: Shko në Bashki dhe kërkoji që të heqin tabelën. Më jep qentë se nuk më intereson . Nëse e konsideroni veten pronar atëherë hajde këtu
Burri: Ti nuk e di se nuk ke pasur qen kur unë jam marrë me këtë punë. Ke zënë një pronë që është për të gjithë. E di që ky subjekt ka 22 -30 biznese.
Kokëdhima: Shko lajmëro policinë, hiqe logon dhe pastaj nuk vijmë më ne këtu.
Mema: Kush ta ka dhënë ty këtë, kush ta ka dhënë ty këtë. Dil jashtë. Na nxirr qentë
Burri: Mos bëj si trime ti me atë qenin në krah, ti nuk kishe lindur kur jam marre une me qente.
(R.G/Faxweb.al)