00:48 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mot i kthellët por i ftohtë, si do jenë temperaturat sot

07:37 | 04/12/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kushte të qëndrueshme atmosferike, ky është moti për ditën e sotme

Shqipëria

Moti kryesisht i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit tonë si pasojë e prezencës së masave ajrore siberiane. Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të herë pas-hershme në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore – Juglindore.

Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore në skajin Verior të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C më e ulëta deri në 12°C më e larta në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta polare, por të qëndrueshme duke bërë që përgjatë gjithë 24 rrëshit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Kthjellimet do të jenë më prezente gjatë paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti theksojë vranësirat në të gjithë vendin, por nuk do të sjellin reshje. Temperatura e ulëta do të krijojnë dhe rreziqe për sa i përket ngricave në akset rrugore në disa zona në Kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke i luhatur vlerat ditore nga -6 gradë C deri në 7 gradë C. Era do të fryjë e ftohtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e republikës së MV do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të kthjellët por relativisht të ftohtë për shkak të masave ajrore të ftohta siberiane që kanë mbërritur në Ballkan. Megjithatë kthjellimet do të jenë të pranishme deri pas-mesditës kur do të shfaqen vranësirat si fillim në veri-veriperëndim të territorit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e MV por mundësia për reshje është thuajse zero edhe pse lagështira mbetet e lartë në ajër duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Parashikohet që ky stabilitet i amtosferës të mbetet prezent edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë C si në mëngjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor dhe Verilindor.

Europa

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Veriore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit. Po ashtu kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik nga Atlantiku i Veriut drejt ishujve Britanikë si edhe disa zonat qendrore të kontinentit do të sjellë reshje shiu e dëbore. Ndërsa moti i kthjellët por relativisht i ftohtë do të mbizotërojnë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi.

Pas

Ushtria izraelite zgjeron operacionet tokësore në të gjithë Rripin e Gazës

Para

Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës

Para
Miratohet kërkesa për zhvarrim dhe rivarrim të Liridonës

Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.