Moti i keq ditën e sotme ka vënë në rrezik disa pushues. Policia u ka ardhur në ndihmë 3 rasteve të ndryshme të cilat mund të ktheheshin në tragjedi.
Rasti i parë është në Sarandë, ku tre shqiptarë dhe dy turistë polakë rrezikonin të mbyteshin teksa lundronin me varkë në plazhin e Krorëzit.
Rasti i dytë është në plazhin e Ksamilit, ku tre pushues Kosovarë janë shpëtuar nga rojet bregdetare pasi rrezikonin të mbyteshin me kanoe. Rasti i tretë është në bregdetin e Himarës, ku një pushuesi polak i është marrë fryma teksa notonte.
DETAJET E POLICISË
Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë në tre raste të ndryshme në Sarandë, Ksamil dhe Himarë, disa pushuesve, të cilët kishin mbetur në det, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike!
Sarandë
Më datë 12.09.2017, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve, shtetasve R.M., E.H., L.M., të cilët kishin shkuar me mjetin e tyre lundrues tip varkë, në plazhin e Krorëzit dhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, nuk kishin mundur të ktheheshin.
Shërbimet e policisë kufitare kanë shkuar pranë zonës në fjalë dhe u kanë dhënë ndihmë pushuesve, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.
Sëbashku me këta shtetas kanë qenë edhe shtetasi E.C., si edhe shtetasit polakë P.D., E.D., të cilët ditën e sotme janë kthyer duke përshkuar malin nga Krorëza në Kakome.
Ksamil
Shërbimet Policore Kufitare sëbashku me rojen bregdetare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve Kosovarë, konkretisht shtetasve B.S.,V.K., B.B., të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në zonën e ”Shkëmbit të Miseve”, pasi mjeti i tyre lundrues tip “Kanoe”, është fundosur, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.
Himarë
Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë shtetasit polak M.S., 26 vjeç, i cili ditën e sotme në plazhin e Drimadhës, ka hyrë për tu larë dhe duke notuar, e ka marrë rryma.
Shërbimet policore i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg shëndoshë e mirë.
Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, janë shoqëruar në terren tokësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2764″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]