10:49 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Motra vrau motrën, psikologia Arjana Muçaj: Paragjykimet që kanë familjet i privojnë ata të kërkojnë ndihmë

19:37 | 07/09/2023
në Flash, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Motra vrau motrën, psikologia Arjana Muçaj: Paragjykimet që kanë familjet i privojnë ata të kërkojnë ndihmë

E ftuar në Fax News këtë pasdite ishte psikologia Arjana Muçaj. Në një lidhje “Skype”me gazetaren Rovena Neziri, Muçaj foli mbi ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë, ku motra vrau motrën e alkoolizuar.

Psikologia analizoi shkaqet psiko-sociale të kësaj vrasjeje brenda familjes duke e lidhur edhe ngjarje te tjera të kësaj natyre të ndodhur kohët e fundit në shoqrërinë tonë.  Për Muçajn ky nuk është një rast i izoluar dhe se brenda familjes shqiptare ka mjaft probleme që përfundojnë deri në tragjedi prej alkoolit apo drogës.

Arjana Muçaj: “Nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, kemi patur raste abuzimi deri në rastin kur prindi rreh djalin, djalin rreh prindin, bashkëshorti rreh bashkëshorten pikërisht për ndryshime që ndodhin në sjelljen e individit pikërisht nga përdorimi i alkoolit, pasi individ kthehet i pavetëdijshëm në veprimet që kryen ndaj anëtarve të tjerë të familjes… qoftë pastaj mënyra se si ndikon në anën financiare,ekonomike brenda përbrenda familjes dhe kjo është edhe një tjetër arsye, një tjetër faktor i cili është nxitës në dhunën brenda përbrenda familjes”, thotë Muçaj.

Gjithashtu psikologia u ndal edhe tek shkaqet se pse këto fenomene brenda familjes zbulohen gjithnjë pasi ndodh një tragjedi. Brenda familjes shqiptare ekziston bindja që asnjë prej anëtarëve të saj nuk duhet të duket keq në sy të të tjerëve,prandaj edhe problemet mbeten brenda saj. Konfliktet që mund të ketë një familje asnjëherë nuk kërkohet ndihmë për to tek asnjë individ apo institucion. Kjo ndodh edhe në rastet e abuzimit me alkool. Paragjykimi që kanë familjet i privon ata në të kërkuarit ndihmë.

Arjana Muçaj: Këto persona nuk kërkojnë ndihmë ky problem mbetet brenda familjes, pasi konsiderohet e turpshme. Pra si mundet një familje që në sy të të tjerëve është një familje model por që e ka këtë problem brenda përbrenda dhe ndonjëherë edhe mospasja e nivelit të arsimimit të individit, gjë që nuk e lejon atë të ketë një informacion të duhur dhe të kërkojë informacion përtej mureve ku ky person i alkoolizuar ndodhet.

Ndjenja e paragjykimit që iu bëjmë ndonjëherë këtyre familjeve i privon ata të kërkojnë ndihmë. Në rastin konkret, vajza që kreu krimin ishte person i arsimuar që i kishte të gjitha mundësitë të kërkonte ndihmë për të mos arritur deri aty. Në çastet e konfliktit dhe mënyra se si agravon konflikti qenia njerëzore është e pakontrollueshme deri në humbjen e jetës,” përfundon Muçaj.

Pas

Lirohet pas 9 vitesh burg Kastriot Ismailaj, pronari i kompanisë ‘DIA’

Para

Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho me rrjeshtim ofensiv ndaj çekëve

Para
Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho me rrjeshtim ofensiv ndaj çekëve

Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho me rrjeshtim ofensiv ndaj çekëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.