Luiz Ejlli ka folur sërish në lidhje me ndarjen e tij nga vajza e Jozefina Topallit. I ftuar në emisionin “Dasara Radio Show” në Tema TV dhe MCN Radio, Luiz Ejlli ka folur për statusin momental dhe ka treguar që nuk ka qenë asnjëherë i fejuar.
Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave tek lajmet jo të duhura, problem ky për artistët që e kanë të ekspozuar jetën private, por edhe për publikun që i serviren lajme të tilla. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.
‘’Mua më kanë bërë të fejuar, e të martuar e. Qysh sa kam lindur kam qenë single. Mu personalisht më shqetëson një fenomen, që po të hapësh TV dhe gazetat pjesa më e madhe e hapësirës zihet nga kronika dhe nga thashethemet, ç’a ka lidhje kjo.
Unë jam përpjekur që ti evitoj dhe të qëndroj larg këtyre”, është shprehur këngëtari.
(E.K/FAXWEB)