Nga Patrik Sadikaj
Ka rreth 6-7 muaj qe jam larguar nga media dhe pervec ndonje shkrimi tek-tuk nuk jam me nje gazetar aktiv. Gjate kesaj kohe shpesh here, madje me shpesh seç e prisja, me pyesin shume njerez dhe shume kolege apo edhe miq e familjare te mi: Pse u largove? Bere gabim qe u largove, etj.etj
Nuk kam nje pergjigje ne fakt, ose me sakte nuk e kam pasur deri tani.
Ditet e fundit, ka pasur shume levizje ne media te njerezve te ekranit dhe ma kane dhene vertet arsyen se pse vendosa te dal prej kesaj kutie magjike qe shijojne njerezit nga ekrani.
Them kuti magjike, siç shume njerez e perceptojne dhe nuk flejne gjume pa pare deri ne fund marrine e rradhes qe u japim ne si me magji ne ekran.
Shoh gjithashtu edhe nje ane tjeter, jo ate merkaton milardiere qe nuk duket ne syrin tuaj ne kutine magjike. Ata te shkretet qe ende nuk kane kaluar 30 mije lekeshin si rroge, vazhdojne te presin se mos ndoshta keto levizjet e VIP-ave te medias te lene ndonje kacidhe per ta.
Ne median tone, per te disaten here ndodh po e njejta gje. Nje grup i vogel gazetaresh milardiere qe pasojne njeri tjetrin neper ekranet e TV-ve.
Asnje personazh i ri nuk gjen dot ne listen e merkatos verore as kete here. JO. Prape te njetit dhe te njejatat fytyra qe kane vendosur te pjellin e te vdesin ne ekran.
Media shqiptare nuk eshte hapsire e mundesive, por nje placke e kapur per fyti nga nje grup pronaresh qe median e dine ende kutine magjike te pasurimit te tyre, dhe te nje grupi gazetaresh qe perserisin veten cdo vit, pune e madhe se me cfare logoje kane kutine e tyre “magjike”.
Nuk eshte se jam larguar nga media per arsye parimore.
Nuk jam as une aq parimor.
Une e bera nje perpjekje personale, por nuk munda te bej ate qe ndoshta parimi i gazetarise percakton ne ndergjegjen e gjithesecilit prej nesh qe kemi marre mundimin te quajme veten gazetar.
Ne Shqiperi media nuk eshte nje hapsire ku, puna, aftesia dhe profesionalizmi e kane mundesine e tyre. Rrugen ku mund te ndertojne nje shtrat parimesh te mirfillta gazetarie e kane plot me gropa e sterkembesha qe te thyejne qafen.
Mundesia ne median tone, blihet. Ne mos me para me plot menyra e forma te tjera. Koleget e mi, ata qe presin shansin qe nuk vjen, besoj e kuptojne.
Mos prisni kot qe ne kete baterdi, per te cilen dhe une ndjehem pergjegjes as sa me mban kurrizi im, te fitoje vlera. Edhe ajo pak vlere qe ka mbetur, blihet shume lehte. Leket nuk mungojne. Une ika se nuk dita te shitem.
E megjithate, media, sidomos ekrani me te cilin e kisha te lidhur jeten, ka ende shans te kthehet ne kutine magjike qe ju njerez nga shpia besoni se eshte. Mjafton pak dinjitet.