Çështja e ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës nga ana e palës serbe ka nxitur në Kosovë prej ditësh reagime të shumta.
Në rrugë institucionale dhe ligjore forcat në vend janë munduar të kërkojnë ngritjen e mëtejshme të tij. Nisur nga kjo sot në Parlamentin e Kosovës do të mbahet një seancë posaçërisht për diskutimet rreth ndërtimit të tij.
Me 83 vota pro, deputetët kanë vendosur që të mbahet debati parlamentar për murin e Mitrovicës të iniciuar nga kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
Seanca për murin në veri pritet të mbahet sot në orën 15:00. (E.K/SHUPLAKA)