04:22 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na e kanë pirë lëngun aq shumë sa 2 veta nuk bëhen bashkë”, banorët e 5 Majit vijojnë rezistencën: Kur shkojmë në zyrat e administratës i gjejmë duke luajtur shah

11:51 | 30/11/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na e kanë pirë lëngun aq shumë sa 2 veta nuk bëhen bashkë”, banorët e 5 Majit vijojnë rezistencën: Kur shkojmë në zyrat e administratës i gjejmë duke luajtur shah

Banorët e lagjes “5 maj” në Tiranë, prej më shumë se 1 muaji e gjysmë vijojnë rezistencën e tyre kundër prishjes së shtëpive në zonën ku jetojnë prej 30 vitesh. Ata kërkojnë që nëse do të ketë një projekt të ri, atëherë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj të shkojë t’i takojë dhe t’u ofrojë një marrëveshje me një shpronësim në vlerën e tregut.

Ata ankohen se gjatë gjithë kohës që kanë protestuar nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme dhe asnjë prej zyrtarëve të bashkisë nuk ishte paraqitur para tyre për të dëgjuar kërkesat e tyre. Pjesa më e madhe e banorëve nuk kanë të pranuar që të shtëpitë e tyre të shemben. Kërkesat e tyre mbeten të njëjtat që prej fillimit të protestave që Fax Neës i ka pasqyruar vazhdimisht.

Banor i 5 majit: Këtu nuk ka projekt por edhe nëse ka një project që nuk qëndron në kushtetutë do të hidhet poshtë. Ne nuk jemi kundra zhvillimit por e para e punës, bashkia duhet të vërë përpara projektin, jot ë nxjerrë një palë dhe të fusë një tjetër. Bashkia të vijë këtu dhe të na lërë ne të merremi vesh me ndërtuesin. Nuk ka një vend ku bashkia thotë që do të nxjerr jashtë dikë kur të dua unë me sa lekë të dua unë. I takon që unë të hyj në shtëpi e tu them familjarëve të mi, ju dilni jashtë se nuk keni më vend këtu.

Ne kërkojmë që të merren vesh me ne, bashkia të jetë transparente me ne. Nuk jemi të jashtëligjshëm, zoti kryetar i bashkisë, neve na mbrojnë ligjet e shtetit shqiptar. Vetë Edi Rama ka thënë që edhe Enver Hoxha të çohet, nuk do prishen shtëpitë. Prandaj ne nuk besojmë në fjalët e thëna.

Ne kemi pasur reagime nga Kërraba dhe Vora, por kur ka ardhur këtu nuk ka folur fare. Ne morëm lajmërimin se do vinte dhe dolëm ta prisnim, ndërsa ai nuk erdhi por erdhën ca makine policie që më pas u kthyen pas. Pra nuk erdhi fare.

Banor tjetër: Me thënë të drejtën ky popull Erion Veliajn e njeh për zot. Vjen dhe sheh shkallët e ndërtuara dje dhe nuk vjen tëshohë shkallët që shembën pardje.

Nuk të vjen turp të vish këtu kur ne presim me padurim prej 1 muaji e gjysmë. Në cdo zyrë që shkon I gjen duke luajtur shah në telefon dhe nuk vjen këtu njeri të na sqarojë. Se ne nuk lëmë kot punët dhe të dalim këtu. Sa herë që vjen për të marrë vota, këtë popull e gënjen si fëmijë, ndërsa më pas nuk doni t’ja dini.

Ky është problem më i madh i këtij populli sot se na e kanë pirë lëngun aq keq sa edhe 2 veta nuk bëhen bashkë për problem me ujin. Problemi më i madh këtu ngelet se prishet banesa dhe nuk vjen ai që duhet të vijë por vijnë ata eskavatorë dhe policët që paguhen nga taksat tona. Ne do e mbrojmë me cdo gjë dhe më vjen zor ta them po edhe me armë do e mbronim se të vret në shpirt kur të prishet shtëpia.

Një tjetër banor i 5 majit: Nuk e rreh kush Erion Veliajn, ne nuk jemi kundër zhvillimit, por duhet që të na trajtojë si pronar të zonës. Ne kemi pronat këtu prej 30 vitesh, goca ime u rrit këtu, nuk e di kujt i thotë ai që nuk je banor. Për vota cfarë nuk bën ndërsa kur vjen puna del dhe thotë që këta nuk janë banorë. E bën këtë vetëm për t’u dukur, por i them që nuk do e bëjë dot. Ne nuk do e lirojmë shtëpinë, nëse do të zhvillohet zona le të vijë të bëjmë një marrëveshje.

Pas

Shokuese! 35-vjeçari vret me thikë nënën e tij dhe plagos gjyshen

Para

Meta kthen pas ligjin për bashkëqeverisjen: Shkel Kushtetutën dhe krijon institucione paralele

Para
Zbulohet data, ja kur Gjykata Kushtetuese do të vendosë për fatin e Metës

Meta kthen pas ligjin për bashkëqeverisjen: Shkel Kushtetutën dhe krijon institucione paralele

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

PS kryeson në Belsh e Prrenjas, si ndahen votat mes ‘të vegjëlve’

Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

Numërohen 5% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 84 mandate, PD 49 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 40 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS kryeson ndaj opozitës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.