Teksa në studion e “Open” diskutohej votimi PRO me 12 kushte i Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Andi Bushati tregoi edhe një histori ironizuese për këtë temë.
“Kjo historia e hapjes së negociatave është si ajo historia e dy shokëve që s’kanë kryer seks ndonjëherë dhe njëri i thotë tjetrit, e dashura ime hoqi mbathjet, a quhet që kemi bërë gjë?!”, tha Bushati, duke shtuar se akti nuk është bërë ende, “Pra hapja e negociatave nuk është bërë ende”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme me shumicë votash Bundestagu gjerman vendosi për çeljen e negociatave me kushte me Shqipërinë, ndërsa pa kushte për Maqedoninë e Veriut. (Lexo edhe këtu)
Shqipërisë do ti duhet shumë punë me Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, dhe padyshim zgjidhja sa më parë e krizës politike në mënyrë që të bindë Europën dhe të plotësojë kushtet e vëna.
(E.K/Faxweb.al)