Sindikata e naftëtarëve dhe qindra punëtore të KPTHN janë mbledhur sërish sot të kërkojnë: të nisi puna në bazë të rregullave e bazuar në ligj, të shlyhen gjithë pagesat e prapambetura si dhe futja në funksion e statusit të naftëtarit.
Të pranishëm, kryetari i sindikatës Lamber Iljazi dhe Kryetari i Federatës së sindikatave të industrisë Taf Koleci.
Naftëtarët kërkojnë të lejohen të futen në uzine e të nisin punën. Sipas tyre janë lejuar vetëm 150 që të nisin punën.
Kryetari i Sindikatës së naftëtarëve Kamber Iljazi u bën thirrje naftëtarëve që të qendrojnë të bashkuar dhe ta kërkojnë të drejtën e tyre deri në Tiranë.
Kryetari i konfederatave, Taf Koleci është shprehur se ka komunikuar me Gjiknurin dhe tani shikojmë një ngërç midis palëve se banka është futur në mes.
“Këta janë pronare anonime nga Maqedonia. Këtu po bëhet lojë e pisët. Do ti kerkojmë Ramës që punëtorët të nisin punë të gjithë, jo vetëm një pjesë. Nëse nuk bashkohemi nuk bëjmë asgjë. Ditën e premte ejani në Tiranë dhe të nisim protestën si Kukësi.”
(M.Q/Faxweb)