Napoli dhe Barcelona u ndalën në një barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme në sfidën e vlefshme për fazën 1/16 të Champions League. Takimi dhuroi spektakël nga të dyja skuadrat por në fund kualifikimi u la i hapur për ndeshjen e kthimit në Barcelonë.
Fillimisht ishte sulmuesi Robert Lewandowski që do të çonte topin në rrjetë në minutën e 60′, pasi pjesa e parë në “Maradona Stadium” u mbyll me rrjeta të paprekura. Por vetëm 15 minuta më vonë, në të 75-ën, bomberi nigerian i Napolit, Victor Osimhen do të barazonte gjithçka duke çuar peshë zemrat e tifozëve napoletanë.
Ky rezultat nuk favorizon asnjë prej skuadrave dhe në ndeshjen e “Montjuic” dy javë më vonë kualifikimi është i hapur.
Kjo ndeshje ishte dhe një debutim pozitiv për teknikun e ri të Napolit, Calzona, ps shkarkimit të Mazzarrit.