Të gjithë herë pas here ngrmë kokat nga qielli darkave dhe vështrojmë yjet.
Por nëse deri tashëm kemi parë pika të vogla që ndruccojnë dhe tashmë në dimër për shkak të motit janë edhe të rralla, sot yjet janë shumë pranë jush.
Juno, anija kozmike e NASA-s, përfundoi orbitën e dhjetë rrotull Jupiterit dhe siguroi disa foto magjepsëse të hapësirës. Juno udhëton me një shpejtësi prej 160 mijë kilometrash për orë dhe ia doli të sjellë këto imazhe me cilësi të lartë.
Ky është poli jugor i Jupiterit. Ciklonet dhe stuhitë që shihni në foto janë theksuar qëllimisht me ngjyra të rreme, thjesht për të qenë të dukshme. Ngjajnë si dekor i këndshëm, por këto stuhi janë më të mëdha se kontinente të tëra në tokë.
Ndërsa këtu shfaqet hëna më e madhe e Saturnit, Titani. Një shtrat i ngrohtë lumenjsh dhe liqenesh, po jo si këta që kemi në tokë. Titani është i mbuluar me metan, etan dhe nitrogjen. Në foto është liqeni më i madh i Titanit, Ligeia Mare.
Pak rreshta më lart ishim në polin jugor të Jupiterit, ndërsa tani po fluturojmë në atë verior. Këtu, shiritat famshme të Jupiterit janë tërësisht të dukshëm. Teksturat në sipërfaqje janë në fakt stuhi të fuqishme disa kilometra nën atmosferë. Fotoja është bërë më 16 dhjetor.
Imazhi me çikërrima të ndritshme është në fakt grumbullimi i galaksive Abell 1785. U zbulua në 1985-n dhe dikur mendohej se ishte një grumbullim i vetëm. 40 vite më vonë, shkencëtarët kuptuan se janë dy grumbullime galaksish pranë njëra-tjetrës.
Mirëseerdhët në grumbullimin e yjeve sferikë NGC 3201. Nga këtu, grumbullimi ngjan si një yll i vetëm (pika e bardhë në qendër). Fotoja është shkrepur nga The European Southern Obserbatory në ndihmë të astronomëve që studiojnë yjet. Le të afrohemi pak.
Tani mund ta shohim më mirë. Pas zmadhimit të figurës mund të shohim më qartë miliona yje të vegjël. Grumbullime të tilla përmbajnë ndoshta yjet më të vjetër në univers. Ky grumbullim në foto është 16,000 vite dritë larg nga toka dhe është 254,000 herë më i madh se dielli.
Të njëjtin grumbullim yjesh e fotografoi edhe teleskopi Hubble dhe duket sikur jemi në brendësi, mes yjesh. Mund të dallojmë ngjyra si blu, portokalli dhe e bardhë. Këtë javë, shkencëtarët zbuluan se në brendësi të NGC 3201 gjendet një vrimë e zezë, e parë e llojit të saj.
(F.M/Faxweb)