Futbolli anglez është në zi. Ish-trajneri i Anglisë dhe klubeve të njohura si Aston Vila dhe Uotford, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.
Ish-tekniku i “tre luanëve” ka pësuar një atak karidak i cili i mori edhe jetën.
Tejlor arriti sukses të madh pasi në fund të viteve ’80 mori drejtimin e Aston Vilës nga Divizioni i dytë duke e ngjitur deri në elitën e futbollit anglez në periudhën 1987-1990.
Në 90′-ën ai u emërua trajner i Kombëtares sëAnglisë, të cilën e drejtoi në Europianin e vitit 1992 në Suedi, dhe një vit më pas dha dorëheqjen në vitin 1993, pasi nuk arriti të dërgonte ekipin në Botërorin 1994.
Pas emërimit në klube të ndryshme gjatë karrierës së tij të mëvonshme si trajner, Tejlor mbylli karrierën te Aston Vila të cilën e drejtoi në vitet 2002-2003. Që atëherë, ai punonte si opinionist televiziv në Angli.