Presidenti Metas i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut të ndjerë Agim Sallaku i cili u nda sot nga jeta. Meta shkruan se mjeku Agim Sallaku kontriboi për jetën dhe shëndetin e qytetarëve duke dhëmë një kontribut të rrallë .
“Shqipëria dhe mjekësia jonë humbën një figurë të shquar, një përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së mjekëve me kontribut tepër të vyer”. “Doktor Sallaku do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë dhe i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara dhe thelbësore në fushën e tij të onkologjisë, kontribuoi në mënyrë mbresëlënëse në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe të shkencës”, ka thënëMeta. (B.H/Faxweb)