Gazetarja Sonila Meço shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit Françesk Radi. Meço e falenderon artistin e njohur, për muzikën e tij.
“Lamtumirë Njeri i mirë!
Faleminderit për muzikën ku strehuam ndjenjat e gëzimet tona!
Lamtumirë tingujve që s’pate kohë të na lësh!
Në nxitim e sipër drejt një tjetër bote paç lënë uratën tek të shtrenjtët e tu e tek artistët e vërtetë të botës që le…tashmë edhe më të paktë pa Ty!”, shkruan Meço.
Radi u nda nga jeta rreth orës 15:30 të ditës së sotme, disa ditë pasi u shtrua me urgjencë në QSUT në një gjendjeje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të një hemorragjie. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post