Vazhdojnë incidentet në qendrat e votimit në vend. Këtë radhë mësohet se në Shkodër, është ndërprerë votimi në shkollën 9-vjeçare “Liria”.
Partia Socialiste akuzon se militant dhe simpatizantë të LSI-së kanë hyrë në korridoret e shkollës, duke e bërë të pamundur vazhdimin normal të procesit.
Nuk dihet nëse këto akuza janë të vërteta, apo thjesht një kundërsulm ndaj LSI-së e cila prej disa ditësh ka raportuar disa shkelje të eksponentëve apo mbështetësve të partisë Socialiste. (D.D/shuplaka)
Discussion about this post