Me ardhjen e stinës së pranverës, dhe zgjatjen e ditës bëhet edhe ndryshimi i orës, në orën verore. Kështu për të gjithë ata të cilët do të shkojnë në punë nesër bëjnë mirë të përgatiten sepse sipas gjasave do të pushojnë një orë më pak nga netët e tjera.
Kjo e dielë e marsit është edhe dita në të cilën akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para. Pra 31 marsi, kur ora të jetë 02:00 pas mesnate, akrepat do shënojnë në orën 03:00.
Ora verore ndryshe nga dimërorja do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër. Ora në kohën e verës ndryshon gjithmonë në të dielën e fundit të marsit (një orë përpara) dhe të dimrit në të dielën e fundit në tetor (një orë mbrapa).
Megjithatë, ndryshimi i kohës nuk do të ndodhë për shumë kohë, pasi një vendim i Komisionit Evropian për Transport dhe Turizëm ndërrimi do të ndalet në të dielën e fundit të marsit te 2021 për vendet e BE-së, që duan të mbajnë përgjithmonë verën.
Për Shtetet Anëtare që dëshirojnë për kohën e dimrit, ndryshimi do të zhvillohet në të dielën e fundit të tetorit të të njëjtit vit. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ndërkohë, Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.