Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur Gorden Kayne, i cili u bë si i familjes për rolin e tij në serialin e BBC-së “Allo” Allo.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-agjenti i aktorit, i cili sqaroi se Kayne dha shpirt në një azil pleqsh gjatë mëngjesit të sotëm.
Aktori i humorit i nominuar për çmimin “The BAFTA”, ka marrë pjesë edhe në filmin “Last in the Summer Ëine”, “Are you Being Served?”.
Kayne rallë është parë në ekran, pas përfundimit të shfaqjes “Allo”, ku ka luajtur rolin e pronarit të kafenesë në 84 episodet.
Mësohet se roli i tij i fundit ka qenë në vitin 2004, në filmin “Revolver”. (D.D/Shuplaka)