Një mjek i rëndësishëm në spitalin rus ku lideri i opozitës Alexey Navalny u trajtua pas helmimit, mësohet se ka ndërruar jetë.
Sergey Maximishin ka ndërruar jetë papritmas në moshën 55 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga spitali ku edhe punonte, ndërkohë që të paqarta kanë qenë rrethanat.
“Maximishim dinte më shumë se kushdo tjetër për gjendjen e Alexey kështu që unë nuk mund ta hedh poshtë mundësinë e lojës së gabuar,” ka deklaruar shefi i shtabit të Navalny duke ngritur dyshime se vdekja e mjekut nuk ka qenë e rastesisshme.
Navalny u pranua fillimisht në njësinë akute të helmimit të spitalit emergjent Nr.1 të Omsk më 20 gusht, pasi u helmua nga agjenti Novichok gjatë një udhëtimi me avion nga Siberi në Moskë. Si pasojë e helmimit të tij avioni bëri ulje emergjente në OMSK. Navalny kaloi në gjendje kome, ku u dërgua në Berlin të Gjermanisë ku mori trajnim të specializuar për 5 muaj.
(S.D/Faxweb.al)