04:32 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndërtimet në Lumin Vjosë, Qato dhe Klosi inspektim, pezullohen menjëherë punimet: Është makabritet

12:39 | 08/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërtimet në Lumin Vjosë, Qato dhe Klosi inspektim, pezullohen menjëherë punimet: Është makabritet

Ministrat Blendi Klosi e Sonila Qato  ditën e sotme ishin prezent në punimet që po  kryhen në luginën e Vjosës nga fabrika Trebeshina me përfaqësues Hari Lenën.

“Shuplaka” mëson se ministrat e kanë cilësuar makabër këtë veper si dhe është bërë pezullimi i menjëhershëm i punimeve nga kryetari i bashkisë,  Klemend Ndoni.

Kreu i bashkisë Ndoni ka pohuar se pranë bashkise së Këlcyrës në datën 9 shtator është bërë kerkesa për leje nga zoti Hari Lena por që është refuzuar nga bashkia. Pretendohet se Hari Lena do të bënte një depozite për kultivimin e ujit duke marre ujin e burimit.

Sjellim në vemendje që vetëm dy ditë më parë  Klement Ndoni ka folur për ‘’Shuplakën” në lidhje me skandalin e punimeve në shtratin e Vjosës.

“Mesa di unë ky ndërtim ka filluar në fillim të muajit shtator, për momentin janë çuar vetëm material, kur kemi shkaur bashkë me Policinë nuk kemi gjetur njeri, i është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime. Tek ne nuk është paraqitur asnjë njeri, Policia ka ardhur te ne që të marrë mendimin në lidhje me punimet. Më pas është depozituar nga zoti Hari Lena për të kërkuar leje dhe ne nuk i kemi dhënë”, shprehet më tej kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku  u shpreh se disa nga shkaqet që leja nuk është dhënë janë sa mjedisore po aq edhe ligjore, pasi sipas tij deri në përfundimin e planit rregullues Bashkia nuk ka të drejtë që të jap leje.

‘’Edhe njëherë në momentin që kanë shkuar Policët është në fillim të shtatorit, sot nuk kam shkuar në terren, pasi çështja po mbahet në mbikqyrje nga Policia e Rendit. Tani të shkojnë personat e urbanistikës.

Kur kemi shkuar për herë të parë kemi mbajtur procesverbalin, dhe nuk ka ndryshim nga atëherë, është e njëjta që kanë dalë në foto, fotot që po qarkullojnë janë të shtatorit.

Ka shumë gjëra se pse nuk e kemi pranuar kërkesën e zotit Lena, që është nga shtrati i lumit, deri të moskompetenca e Bashkisë për të dhënë leje. Nga informacionet e mia kjo është situatë që në fillim të shtatorit dhe kjo nuk është e sotshme”, përfundoi Ndoni për ‘’Shuplakën”. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: blendi klosiklemend ndoipezullimpunimetsonila qatoVjose
Pas

Shpërndante drogë, gjykata e Shkodrës lë në burg Blerim Harushajn

Para

Kryemadhi: 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqesues të oligarkëve

Para
Akuzave të Ballës u përgjigjet Kryemadhi: Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës

Kryemadhi: 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqesues të oligarkëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.