Kreu i LSI-së Monika Kryemadhi nga Durrësi në një takim me stukturat e partisë u shpreh se 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqesues të oligarkëve që mbrojnë interesat e tyre.
“LSI Durres perjetoi terrorin me te madh gjate fushates, por arriti nder rezultatet me te mira ne Shqiperi. Strukturat e shtetit u ben njesh me bandat dhe krimin e organizuar. Ne zgjodhem te ishim ne opozite, sepse nuk mund te beheshim njesh me krimin. sot Shqiperia drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi perballe dy rruge: te bashkejetojme me llumin dhe krimin qe po instalon Edi Rama, apo te zgjohemi dhe te sensibilizojme njerezit. Edi Rama jo vetem rrezik kombetar, por edhe rajonal. 33 zv.ministra ne qeveri? Rama vertetoi shprehjen qeveri e vogel, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk jane socialiste, por perfaqesues te oligarkeve per te mbrojtur interesat e tyre. Eduakta politike ne keto 27 vjet e bazuar te konflikti dhe mohimi dhe kundershtimi i gjithçkaje. Ne duam te sjellim risi dhe ti japim fund kesaj tradite. Opozita jone e bazuar te alternativave.Ne nuk duam te perfaqesojme grupe interesi te mafiozeve dhe oligarkeve, por grupe interesi qe lidhen vetem me interesat e drejtperdrejta te qytetareve. Edi Rama sulmon njerezit e thjeshte, sepse i urren dhe ka neveri per ta”, u shpreh Kryemadhi.
Sjellim në vëmendje që vetëm një ditë më parë u publikuan emrat e 33 zv.ministrave të qeverisë “Rama 2”.
Zëvëndësministrat: Edi Rama me zv.ministret, Agim Zeqo, Albana Shkurta, Ornela Çuçi, Erion Luci, Dajna Sorensen, Elton Haxhi, Dorina Çinari, Artan Shkreli, Rovena Voda, Romina Kuko, Besfort Lamallari, Artemis Dralo, Etien Xhafaj, Petro Koçi, Toni Gogu, Mira Rakacalli,Bardhylka Kospiri,Ilirjana Bajraktari,Ardiana Jaku, Besa Shahini, Ervin Demo, Shpati Kolgega, Hajrulla Çeku, Dhimo Kote, Ermira Rusi, Roland Kristo, Valbona Shujaku. (J.V/Shuplaka)