10:04 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it të tretë në zonën e Dragobisë, banorët denoncojnë: Po punohet pa leje, investitori anonim

15:05 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështja e Valbonës në Parlamentin Europian, ambientalisti: Është projekt korruptiv, duhet të anullohet

Banorë të zonës së Dragobisë kanë denoncuar në Fax News se një HEC tjetër po ndërtohet në Valbone krahas dy HEC-ve të tjera që po ndërtohen nga Dragoby Energy që i përket Gener2. Banorët kanë postuar video ku dëshmohet ngritja HEC-it dhe devijimi i lumit Valbonë, vetëm një 1 km poshtë fshatit Valbonë.

Madje burimet thonë që HEC plotësisht i ri me fuqi 4 mega është pa leje dhe investitori anonim shfrytëzon lejen e marrë për rikonstruksioni e HECi të vjetër në Valbonë të miratuar në vitin 2009.

Punimet janë thuajse drejt fundit dhe nuk dihet se kush i kryen ato. Në vendin ku është kryer investimi nuk ka asnjë lloj informacioni, mbi firmën që kryen punimet, llojin dhe volumin e punimeve, lejet për zhvillimin e tyre investitorin etj. Banorët shprehen se ne vendin ku kryen punimet  shihen vetëm punëtorë dhe mjete të rënda që kanë ngritur këtë digë, godinën përkatese si dhe devijimi i Valbonës në këtë kanal të rrethuar me beton.

Një prej banorëve të fshatit që ka ngritur dhe një urë që shfrytëzohet nga turistët ngre alarmin mbi masakrën më të fundit që po i bëhet Valbonës. Gjithçka është në rrezik përfshi dhe urën që pritet të prishet pas kryerjes së plotë të investimit në këtë hec.

Në 2009 iu dha leje një firmë për rikonstruksionin e HEC ekzistues që shihet në këto pamje. Por HEC-i trashëguar që nga koha e diktaturës sic shihet dhe ne keto pamje  nuk u prek fare dhe në krahun tjetër të lumit u ngrit një investim krejt i ri. Banorët kanë dhe hartën ku është ndërhyrë, ku në pjesën më ngjyrë blu të errët është ndërhryja që do bëhej në HEC  e vjetër dhe në ate me ngjyrë përmasat disafish me të larta që ka shfrytëzuar investitori për ndërtimin e njeh HEC-et plotësisht të ri.

Shoqata Toka që mbron interesat e banorëve të zonës thotë se ka kërkuar pranë diksaterëve lejet për HEC-in e ri, por nga këta të fundit nuk kanë marrë asnjë informacion, çka ka rritur dyshimet se mbi këtë HEC që dëmton një prej znave me atraktive në vend nuk ka asnjë lloj leje. Shoqata TOKA ka parlajmëruar padi të re për HEC-in e trete ne Valbone, edhe pse kryeministri ka këmbengulur se në lumin në veri të vendit po ngrihen vetëm dy të tillë.

Banorët dhe shoqata Toka kanë denoncuar në Fax News ndërtimin e një HEC të ri në Valbona krahas dy ekzistueseve të Dragobi Energy. Nuk dihet investitori dhe s’ka asnjë tabele për punimet. Banorët kanë parlajëmruar padi në gjykatë.

Ndërkaq eksperti i çështjeve për Mjedisin, Abdulla Diku i ftuar në Fax News u shpreh se me ndërtimin e këtij HEC-i u devijua rrjedha e lumit Valbonë.

“Nuk dihet investitori, nuk ka tabele punimesh. Diga është ndërtuar. Shoqata Toka kërkoi informacion autoritetet nuk dhanë informacion. Do bëjmë padi në gjykatë. Është devijuar rrjedha e Valbonës. Biznesmen me mbiemrin Buçpapaj, punohet me licencën e HEC-it ekzistues dhënë në 2009 për rikonstruksionin e HEC-it ekzistues. Shkallë shpyllëzimit shumë herë më e madhe se e HEC-it ekxistues që po ndërtohet. Autoritetet nuk flasin pasi çështja është sensibile. Kompania me profil të ulët mediatik, është përpjekur që ambientalistë të ndryshëm ti përfshijë në aktivitet të veta.”- u shpreh Diku.

Pas

Hyri live në ‘Facebook’, shqiptari pëson aksident dhe vdes. Dëgjohen dhe rënkimet e fundit (Video)

Para

Goditën me pistoletë punonjësin e portit, arrestohen dy prej autorëve

Para
“I tmerruar nga pjesëmarrja e kosovarëve në protestë”, Rama urdhëron kontrollin e të gjitha hoteleve

Goditën me pistoletë punonjësin e portit, arrestohen dy prej autorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

Rinumërimi i votave për Tiranën/ Hapja e 355 kutive: PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.