23:26 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

NDESHJA E JAVËS/ Takaj mbledh skuadrën nën presion: Fitoni dhe konfirmohuni si pretendent

12:04 | 02/04/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takaj i habitur me UEFA-n: Nuk jam në dijeni të një tjetër hetimi

Skënderbeu është gati për takimin e sotëm në kryeqytet kundër Partizanit, por duket se presioni që ka përfshirë korçarët është i madh dhe i paprecedent në këto gjashtë vite histori suksesi. Këtë e konfirmon mënyra sesi Skënderbeu po përgatit takimin që pas largimit nga Korça drejt Durrësit. Menjëherë sapo skuadra ka mbërritur në qytetin bregdetar, presidenti Ardjan Takaj, ndjeshëm i revoltuar, ka bërë një takim me stafin dhe skuadrën.

Skënderbeu vijon të jetë në heshtje për shtyp, madje i izoluar nga të gjitha anët, për vetë faktin se kreu i klubit ka urdhëruar që edhe stërvitjet të zhvillohen me dyer të mbyllura. Madje, 24 orë para ndeshjes, kur pritej që trajneri Ilir Daja të dilte në konferencën për shtyp para, kjo nuk ka ndodhur. Kjo është hera e parë që Daja nuk prononcohet në prag të ndeshjeve.

TAKIMI

Në ditën e fundit të përgatitjeve, numri një i klubit korçar ka kërkuar nga të tijtë reagimin e menjëhershëm pas tre barazimeve radhazi, duke theksuar para lojtarëve se një humbje ndaj Partizanit do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Skënderbeut në garën për titull. Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se në takimin me ekipin, Takaj nuk ka premtuar premio, por e ka quajtur fitoren si detyrim.

“Barazimet e fundit na kanë komplikuar shumë rrugën drejt titullit kampion dhe një humbje në këto kushte do të ishte një goditje e rëndë për të gjithë. Jo më kot vendosa heshtje për shtyp që të jeni të përqendruar vetëm te ndeshja dhe të mos kishit presione të jashtme. Tani është radha juaj që të tregoni me të vërtetë sa vleni.

Unë e di se ky ekip ka forcën të fitojë përballë çdo kundërshtari, vetëm duhet që të luani me përgjegjshmëri dhe përqendrim maksimal. Në një ndeshje të tillë, përcaktuese për shumë gjëra drejt titullit, vetëm fitorja është ajo që na kënaq të gjithëve. Pres nga ju që të merrni seriozisht takimin dhe të fitoni në fushë, duke u rikthyer bindshëm drejt titullit. Asgjë nuk ka mbaruar, me një fitore rikthehemi sërish pretendentët kryesorë”, ka thënë Takaj në takimin e djeshëm me futbollistët.

Sigurisht, para një ndeshjeje kaq të rëndësishme, qetësia e ekipit është kryesorja. Duket se pavarësisht presioneve të mëdha që ka Skënderbeu për fitoren, Takaj është kujdesur mjaft që ekipi të punonte i pashqetësuar. Gjithsesi, premio nuk do të ketë në këtë takim, edhe pse është një ndeshje kyçe, por, nga ana tjetër, duket se në rast gabimi gjobat do të ishin të pashmangshme për lojtarët.

Presidenti i Skenderbeut Takaj
Etiketa: ndeshja e javespresidentitakaj
Pas

Basha nga Shkodra: Mirënjohje për 4 martirët e demokracisë (VIDEO)

Para

“1 mijë euro dhe të kthej profilin në Facebook”, 16-vjeçari shantazhon të renë

Para
Shantazhonte 19-vjeçaren në ”Facebook”, 10 muaj burg nga Gjykata për të riun

"1 mijë euro dhe të kthej profilin në Facebook”, 16-vjeçari shantazhon të renë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.