05:33 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndeshja me Partizanin, paralajmëron trajneri i ri i Kukësit, Ndreu: Në sulm do të jemi të frikshëm

14:33 | 28/03/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndeshja me Partizanin, paralajmëron trajneri i ri i Kukësit, Ndreu: Në sulm do të jemi të frikshëm

Në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Partizanit, Ramazan Ndreu, në daljen e parë si trajneri i skuadrës së Kukësit përpara një ndeshje zyrtare, foli për përballjen e nesërme ndaj kryeqytetasve, gjendjen e skuadrës si dhe zhvillimin e ndeshjes në stadiumin ‘Loro Boriçi’.

Ndër të tjera ai u shpreh:
“Gara për titull është e hapur deri sa lejon matematika. Nuk kemi presion. U kam thenë futbollistëve, të tregojmë se jemi skuadër e mirë jo vetëm në letër. Futbolli të sjell edhe humbje, apo barazime. Ne duam të fitojmë dhe do bëjmë maksimumin.

“I dimë mungesat e kundërshtarit. Jam trajner që nuk i njoh mungesat. Edhe ata që janë në stol japin më shumë kur u vjen momenti. Ndoshta Shameti, që është një shtyllë, është një goditje. Na mungon Ethemi, që hyn te mungesat e rëndësishme. Këta të stolit do japin më të mirën.”
“Ndeshja me Partizanin është e rëndësisë së veçantë, pasi kanë kryesuar gjatë gjithë kampionatit. Gjatë kësaj periudhe jam i kënaqur me punën e bërë. Kemi avantazhe dhe jemi më të etur për të marrë pikët, si dhe jemi një skuadër që mund të rivalizojmë deri në fund. Duke krahasuar dy skuadrat, kemi avantazhe. Shoh më shumë mobilizim për të marrë fitore. Kuptohet do shumë shumë punë, pasi Partizani jo kot është në krye.”

Trajneri i ri i ekipit verilindor është ngacmuar me pyetje se di do ta përballojë Partizanin pas një epërsie të këtij të fundit në mbrojtje.

“Nëse ata kanë mbrojtjen më të mirë, ne kemi sulmin. Jemi munduar të punojmë me kujdes, e kemi ndjekur Partizanin me kujdes. Me sulmin që kemi mendojmë ta çajmë kundërshtarin. Sulmi nis nga mbrojtja dhe jemi munduar të qarkullojmë topin dhe të dalim para portës. Kemi lojtarë që në fund duhet ta zgjidhin.”

I pyetur në do ta ketë sulmin me 2 lojtarë ai u shpreh:

“Do të vazhdojmë me të njëjtin rreshtim. Këto 10 ditë jemi munduar të pasojmë punën e bërë përpara. Nuk duhen ndryshime të mëdha. Nuk ka asgjë nëse ndonjë nga sulmuesit e nis nga stoli. Na kthehen Rama e Korderio dhe do jemi të frikshëm në sulm. Në këto moment skuadra do vazhdojë me lirshmërinë e vet. Do ndërhyj në disa gjëra të vogla.”

“Do luajmë në sulm, por nuk do harrojmë mbrojtjen. Duhet ekuilibër. Në vijën e parë kemi lojtarë shumë të mirë dhe puna jonë është fokusuar aty.”

Për pjesën e çmimit të biletës Ndreu tha se nuk i përket atij kjo pjesë.
“Ashtu e ka parë të arsyeshme klubi. Jemi menduar për fushën, nuk ishte strategji. Fusha në Elbasan nuk është shumë e mirë, në Shkodër është më mirë. Po të isha tifoz, do shkoja dhe do blija biletën 10 mijë lekë.

Etiketa: #ndeshja me partizanin#ramazan ndreuekipi i kukesit
Pas

Përdhunuan turisten 19-vjeçarja, Salvini kërkon ndëshkim drastik për 3 autorët: Të tredhen!

Para

Rama i trembet kritikave të Xhafajt? Veprimi i papritur që bëri gjatë fjalës së tij

Para
Pak minuta para prononcimit, përfundon takimi urgjent mes Ramës e Xhafajt

Rama i trembet kritikave të Xhafajt? Veprimi i papritur që bëri gjatë fjalës së tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.