11:45 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndeshja Skënderbeu-Dinamo Zagrebit/ 350 policë në terren, akset rrugore që do bllokohen

09:43 | 23/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndeshja Skënderbeu-Dinamo Zagrebit/ 350 policë në terren, akset rrugore që do bllokohen

Për ndeshjen që do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në “Elbasan Arena” policia ka ndërmarrë një sërë masash. Për mbarëvajtjen e ndeshjes do të angazhohen 350 punonjës policie, ndërsa nuk do lejohet qarkullimi në disa akse rrugore. Gjithashtu policia kërkon nga sportëdashësit të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete mjete që nuk lejohen.

Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe të Kroacisë, e cila do të zhvillohet më datë 24.08.2017 në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa me sipër, në orën 16:00, të datës 24.08.2017, ju bëjmë me dije se
-Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.
-Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi I mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit
-Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”
-Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të cfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 24 Gusht 2017, duke filluar nga ora 16:00 lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin! (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: dinamo zagrebitmasatndeshjapolicia
Pas

Myslimanë, katolikë dhe ortodoksë? Si është përkatësia fetare e deputetëve në Parlamentin e Ri

Para

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 44-vjeçari në Shijak

Para
Memaliaj, Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrance

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 44-vjeçari në Shijak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.