Një vit përpara zgjedhjeve, Partia Demokratike e Rithemeluar po lëviz për të përcaktuar drejtuesit politik nëpër qarqe. Burime për gazetarin Osman Stafa pohojnë se Luçiano Boçi, nga një veprimtari e gjatë politike në Elbasan, tashmë pritet të lëvizë në një qark tjetër, në Shkodër.
Në zgjedhjet e fundit lokale të 2023-it, demokratët humbën pushtetin mbi këtë qytet. Duket se Luçiano Boçi do të ketë një bast të vështirë për të fituar, për t’u rikthyer demokratëve bastionin e tyre. Një tjetër qark, i cili i ka tashmë drejtuesit e tij politik është Vlora.
Ky qark do të drejtohet nga Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa. Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa në qytetin e Sarandës, Delvinë, Konsipol, Finiq